Microsoft sfidon Apple.

Prezanton Surface Book 2, kompjuterin më të fuqishëm të realizuar, me karakteristika të nivelit më të lartë të sektorit teknologjik. Pika e fortë e produktit të ri do të jetë pikërisht autonomia e gjatë, plot 17 orë video playback.

Por edhe fleksibiliteti. Është kompjuter, laptop dhe tablet. Në bazë të sistemit janë dy procesorë Intel të gjeneratës së 7 dhe 8 dhe karta grafike superior, RAM 16 GB dhe memorie ssd deri ne 1 TB. Do të jetë në dy variante, prej 13 dhe 15 polsh me një peshë 1.5 dhe 1.9 kg dhe një display me 7 milion pixel. Komputeri ka edhe dy telekamera prej 5 dhe 8 pixel.

Ky komputer do të jetë i disponueshëm në dy variante dhe çmimi do të jetë relativisht i lartë, duke nisur nga 1599 dollarë deri në 3499 dollarë. Në datën 9 nëntor do të nisin porositë.

KLAN PLUS