Migjen BashaMesfushori i kombëtares, Migjen Basha duket se po rigjen formën pas qëndrimit të gjatë jashtë fushave. Ai realizoi golin e dytë në fitoren 2 – 0 të Torinos në fushën e Parmës.

Basha hyri në fushë në mesin e pjesës së dytë duke shënuar pas disa minutash.

Mesfushori rikthehet te goli në Serie A, pas 2 vitesh e gjysmë dhe pikërisht ndaj Parmës që i ka shënuar edhe më parë.

Përballë ka patur lojtarin tjetër shqiptar Andi Lilën që është aktivizuar për 78 minuta dhe është ndëshkuar me karton të verdhë.

Tv Klan