migjen basha

Migjen Basha është një futbollist i Como në Serie B. Mesfushori shqiptar është rikthyer në Itali, në vendin ku është aktivizuar për thuajse 10 vjet. Basha do të huazohet deri në fund të këtij sezoni dhe qëllimi i tij është aktivizimi sa më shumë minuta që të jetë i gatshëm për finalet e Europianit, që do të mbahet këtë verë në Francë.

29-vjeçari kaloi në kampionatin zviceran te Luzern këtë sezon, por deri më tani ka luajtur 7 ndeshje, disa prej tyre si titullar, por vetëm në një rast për 90 minuta të plota. Migjen Basha nga ana tjetër është një forcë më shumë për Como, që mbyll renditjen në Serie B dhe po lufton që të qëndrojë në kategori.

Disa futbollistë të Kombëtares zgjdhën të ndryshojnë ekip gjatë merkatos së janarit, që të kenë mundësinë të bëhen pjesë e 23 futbollistëve që Gianni DE Biasi do të grumbullojë për Euro 2016.

TV Klan