Stefan Çapaliku ngjit në skenë “Të lindet një njeri”

Stefan Çapaliku, sjell në teatrin Metropol poetin e mjerimit, Migjenin. “Të lindet një njeri” quhet shfaqja multidisiplinore e ndërthurur me aktrim, muzikë, poezi dhe instalacion.  Përse Migjenin? Sepse poezia e tij është aktuale edhe për ditët e sotme.

“Unë kam zgjedh Migjenin melankolik, Migjeni që merret më vetëvrasjen e Trumcakut, që merret me Migjenin dekadent. Në pikëpamje të tekstit është tërsisht Migjeniane nuk ka asnjë teksturë tjetër që ndërhyn. Nga pikpamja regjisoriale s’ka asnjë lidhje me Migjenin.”

Regjisori ndërmerr një sfidë, lëvrimin  e letërsisë në teatër, duke lënë pas skenarët e shkruara enkas për veprat skenike.

“Sfida për ta sjellë Migjenin në teatër është një sfdidë që ka lidhje me një trend timin, por jo vetëm timin për me sjellë Letërsinë në Teatër. Gjithmonë teatri ka është ushqyer nga letërsia dramatike dhe nuk i është referuar letërsisë së prozës.”

“Të lindet një njeri” do të udhëtojë më 1 Tetor në Pogradec, dhe do të kthehet në Shkodrën e Migjenit dhe regjisorit me 3 Tetor.

Tv Klan