Fitore me fat të Polonisë e konsideron mbrojtësi Enea Mihaj rezultatin e sotëm. Ai foli për Tv Klan pas ndeshjes në Varshavë dhe u shpreh se duhet analizuar mirë rasti i golit. Mbrojtësi tha se skuadra nuk u fokusua vetëm tek Lewandowski në rastin e golit, por ishte një situatë me fat për polakët.

“Ishte një gol, më shumë mund të them me fat. Duhet të shikojmë pak linjën. Punuam në stërvitje dhe duhet ta analizojmë mirë. Duhet të bëjmë më mirë. Nuk besoj se ishte një situatë që u fokusuam te Lewandowski, por ishte një situatë me fat”, tha Mihaj./tvklan.al