Mihaj rrëfen përse zgjodhi Shqipërinë

Mihaj rrëfen përse zgjodhi Shqipërinë

15:57 09/10/2019

“Dua të bëhem kapiten i Kombëtares Shqiptare”

Ka lindur në Greqi, është rritur në Greqi, flet me vështirësi shqipen aq sa edhe me prindërit komunikon në greqisht, por mbrojtësi i kombëtares Enea Mihaj e ka një synim të qartë.

“Do them një gjë që do duket e madhe, por dua të bëhem kapiten i Kombëtares Shqiptare”.

Enea Mihaj nuk e mohon se është thellësisht mirënjohës ndaj grekëve që besuan tek ai si lojtar, dhe Greqisë, aty ku jeton, aty ku u shkollua, aty ku është ngjitur në shkallën më të lartë të futbollit, por përse zgjodhi ai të vijë në Kombëtaren Shqiptare?

“Kur një njeri rritet në një shtet tjetër, rritet shkollohet atje është edhe grek edhe shqiptar, flet me mamin me babin greqisht atë që të bësh ta bësh me gjithë shpirtin, shpirti im ishte të vija me Shqipërinë”.

Mihaj këtë sezon ka veshur fanelën e kampionëve të greqisë, PAOK. E vështirë ende për të për një vend si titullar, por mbrojtësi i ka idetë e qarta.

“Dua të vazhdoj të bëj gjëra më të mëdha, dy vitet që vijnë do tregoj çfarë di të bëj vërtetë”.

Mihaj është një nga të rinjtë që pritet t’i japin energji kombëtares, por lojtari thotë se përfaqësueses i duhen shumë edhe futbollistët me eksperiencë.

“Pamë ca lojtarë të rinj si Manaj, Gjasula, Bare. Dhanë shpejtësi, deshirë, duhen edhe lojtarë me eksperiencë”.

Mihaj është gati për Kombëtaren Shqiptare, ai shpreson shumë që të marrë minuta nga trajneri Reja për të treguar vlerat si futbollist kuqezi.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT