“Mihal Grameno” gati në 16 Shtator

“Mihal Grameno” gati në 16 Shtator

15:20 09/09/2019

Rama: Tekste falas në 2022 edhe për nxënësit e klasave të 9-ta

Në 16 Shtator 1300 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Mihal Grameno” do të ulen në ambiente tërësisht të rikonstruktuara, pas ndërhyrjeve të bëra nga Bashkia e Tiranës.

Ambientet në të cilat u ndërhy tërësisht për transformimin e tyre u inspektuan nga Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Veliaj.

Faza e dytë e projektit do të prekë edhe ambientet sportive të kësaj shkolle. Vizita në shkollën Mihal Grameno përkoi edhe me shpërndarjen e teksteve shkollore falas.

Kryeministri Rama tha se brenda dy viteve do të pajisen me tekste falas të gjithë nxënësit e shkollave nëntë vjeçare. Pjesë e rikonstruksionit krahas klasave ishin edhe laboratorët e kësaj shkolle.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT