Ikona e serenatave mahnit publikun korçar

Pas një mungese të gjatë, larg skenës, këngëtari i serenatave Mihallaq Andrea është rikthyer këtë fundjavë me një koncert recital.

Publiku që kishte mbushur teatrin në Korçë, duartrokiti gjatë repertorin e zgjedhur nga krijimtaria ndër vite e artistit që është kthyer në ikonë të muzikës korçare.

Zëri i pangatërrueshëm i Mihallaq Andreas, ndërthurur me lojën virtuoze të orkestrës, risollën në një frymë të re këngët e njohura të artistit korçar. Për artistët e tjerë që u bënë pjesë e koncertit recital, Mihallaq Andrea mbetet gjithmonë një zë shumë i dashur nga publiku.

Mihallaq Andrea këngëtari që i dha tjetër dimension serenatave korçare premton se do të ngjitet në skenë sa herë që ta kërkojë publiku.

Tv Klan