Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë një prej çiftet më të të pëlqyer të publikut në të gjitha trevat shqip folëse. Ata janë shumë të dashur me njëri- tjetrin e mbi të gjitha bukurinë e kanë tek marrëdhënia e tyre shumë vjeçare tek dashuria, respekti dhe mirësia që ata na transmetojnë në çdo moment. Ata janë dy këngëtarë shumë të njohur dhe bëhet fjalë për Mihrije Braha e Naim Abazi, ku kanë folur për 29 vite martesë dhe kanë treguar cili është çelësi i suksesit të lidhjes së tyre prej 3 dekadash.

Rudina Magjistari: Cili është një moment, një histori që ju nuk e keni treguar asnjëherë nga dasma juaj, një situatë të këndshme apo të sikleteshme.

Naim Abazi: I vetmi siklet ka qenë lokali ku e kemi organizuar sepse ishte një periudhë kur serbët i kishin zabtuar të gjitha lokalet e bukura dhe e bëmë në një klub futbolli Flamurtari dhe çdo gjë e zbukuruam me mundësitë tona, por numri i dasmorëve ishte shumë i madh dhe kur vallëzohej kishte shumë dendësi brenda dhe ishte një lloj sikleti.

Një siklet tjetër ishte si po funksionon grupi muzikor sepse ne kryesonim grupin, pastaj ne kishim bërë të gjitha përgatitjet që dasma të ishte tradicionale, por me shumë elemente që i kishim marrë nga Europa dhe Amerika dhe e kishim përgatitur se si do futeshin vajzat dhe djemtë e rinj me trëndafila etj, gjëra që bëheshin për herë të parë  në Prishtinë dhe ishte gjithmonë ai shqetësimi a do të bëhet ashtu siç i kishim përgatitur neve. Në anën tjetër që ndodhte ndoshta për herë të parë në dasmë.

Mihrije Braha: Po kënduam disa këngë bashkë. Thanë kemi qejf të dëgjojmë nusen dhe dhëndrin duke kunguar. Unë u hutova, ishte dhe momenti që nusja duhet të mbante dhe pak atë qëndrimin edhe s’kisha dëgjuar asnjëherë dhe dëgjova si nuse e dëgjueshme dhe këndova me Naimin. Ka qenë ndër pikat shumë interesante dhe shumë të dashura gjatë gjithë ceremonisë sonë. Kur kemi parë videon na pëlqente shumë vetja dhe ishte kujtim shumë i bukur.

Naim Abazi: Ishte një tabu sepse nuk e dinim nëse kishte kënduar ndonjëherë një çift në dasmën e tyre. /tvklan.al