Rreth 2,500 njerëz hoqën rrobat për të pozuar nudo për artistin amerikan Spencer Tunick në plazhin Bondi të Sidneit, në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e lëkurës. Artisti me bazë në Nju Jork bashkëpunoi me një shoqatë bamirësie për këtë ngjarje në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për melanomën, formën e katërt më të zakonshme të kancerit në Australi.

Sipas të dhënave zyrtare vlerësohet se këtë vit janë diagnostikuar 17,756 raste të reja me kancerin e lëkurës.

“Ne kemi një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për kontrollet e lëkurës dhe jam i nderuar që jam i ftuar nga Skin Check Champions për të ardhur këtu, për të bërë artin tim dhe thjesht për të festuar trupin dhe mbrojtjen”.

Por çfarë mendimi patën pjesëmarrësit për ngjarjen e organizuar?

“Është një kauzë e shkëlqyer. Diçka ndryshe, diçka unike. nuk të jepet përherë mundësia  për të pozuar nudo në plazhin Bondi dhe të mos arrestohesh për këtë. Pra, pse jo?”

Projekti i fundit i fotografit në Sidnej ishte në vitin 2010, kur mbi 5000 njerëz u zhveshën para Teatrit të Operës së qytetit.

Klan News