Mijëra azilkërkues do të futen në SHBA



Mijëra azilkërkues do të futen në SHBA

12:16 13/02/2021

Administrata e Biden: Vendimi përmbys një nga politikat shumë të kritikuara të ish presidentit Donald Trump

Administrata e Biden ka bërë të ditur se do të fillojë gradualisht të lejojë në SHBA dhjetëra mijëra azilkërkues, të cilët aktualisht presin në Meksikë. Joe Biden ka deklaruar se do të shqyrtojë rreth 25,000 raste të cilët janë duke qëndruar në kufi.

Azilkërkuesit së pari do të kërkohet të regjistrohen dhe të kalojnë një provë Covid-19, para se të lejohen të hyjnë përmes një prej tre pikave kufitare.

Masa përmbys politikat shumë të kritikuara të ish-Presidentit Donald Trump. Programi i Protokolleve të Mbrojtjes së Migrantëve u miratua në 2019, duke penguar azilkërkuesit e ardhshëm të vijnë në SHBA.

Në bazë të tij, atyre u kërkohej të hynin përmes kufirit jugor të prisnin në Meksikë, ndërsa çështjet e tyre po dëgjoheshin nga gjykatat e imigracionit në SHBA. Por, në ditën e tij të parë në detyrë Presidenti Joe Biden pezulloi politikën.

Administrata e Biden-it po planifikon të fillojë që t’i kalojë migrantët nëpërmjet dy kalimeve kufitare me një kapacitet deri në 300 persona në ditë dhe një kalim të tretë duke përfshirë më pak.

Autoritetet janë shprehur se azilkërkuesit do njoftohen për t’u paraqitur në gjykatë në qytete afër ose në destinacionet e tyre të fundit së bashku me familjen. Ndërkaq, ata individë të cilët nuk janë të pranueshëm në këtë fazë fillestare duhet të presin për udhëzime të mëtejshme dhe të mos udhëtojnë në kufi.

Njoftimi u mirëprit nga një numër i madh  migrantësh në qytetin meksikan të Matamoros, pikërisht përtej kufirit nga Teksasi. Qytetet kufitare ku migrantët presin me muaj po vuajnë nga nivelet e krimit në rritje dhe varfëria ekstreme.

Vitin e kaluar,organizata e të Drejtave të Njeriut bëri të ditur se fëmijët dhe të rriturit të cilët po qëndrojnë në kufi po përballen me situata shumë të rrezikshme, pasi një pjesë e madhe e tyre vuajtën rrëmbime, sulme seksuale, kërcënime dhe mizori të tjera të pabesueshme.

Klan News







Të ngjashme