Tre muaj pasi humbi të gjithë familjen e tij në një sulm izraelit, palestinezi Hamada Abu Sleyma thotë se po lufton me vetminë.

Shtëpia e Abu Sleyma në Rafah u godit nga një bombardim izraelit në tetor të vitit të kaluar, duke vrarë gruan, gjashtë fëmijët dhe dy nipërit e tij.

Si i vetmi i mbijetuar në familje, Abu Sleyma ka ngritur një tendë në rrënojat e shtëpisë së tij të shkatërruar, duke dashur të qëndrojë pranë të dashurve të tij, pasi trupat e tyre janë ende të bllokuar poshtë.

“Do të doja të vdisja me ta, do të doja të mos kishte katër apo pesë minuta midis vdekjes së tyre dhe mbërritjes sime. Unë jam i vetmi i mbijetuar në familjen time.Vetmia është e vështirë dhe ndarja është e vështirë, por po i lutem Zotit që 2024, që t’u japë paqe popullit palestinez dhe që kjo dhimbje të marrë fund.”

Me lot në sy, Abu Sleyma kujton momentin kur sulmi izraelit goditi shtëpinë e familjes së tij, duke thënë se ishte larguar për të marrë bukë.

“Po shkoja të merrja bukën dhe kur po kthehesha ndodhi shpërthimi, e ndjeva në zemër se shpërthimi po vinte drejt shtëpisë sime. Isha i tronditur nga zhurma e madhe dhe rrëzimit të gurëve të shtëpisë dhe nxitova nga frika se fëmijët e mi do të trembeshin. U trondita kur nuk gjeta askënd në shtëpi, bombat i vranë të gjithë. Nuk mund ta imagjinoja për asnjë sekondë se shtëpia ime ishte e shënjestruar. Këto janë krime të paprecedentë, nuk kam parë kurrë një gjë të tillë gjatë gjithë jetës sime.”

Ai thotë se është i vendosur të qëndrojë në Rafah dhe pavarësisht se Izraeli do të shtrijë ofensivën edhë më tej banorën janë zotuar se nuk do të largohen nga toka atyre.

“Kjo shtëpi është atdheu im dhe izraelitët nuk munden ta vrasin atdheun, sepse atdheu do të qëndrojë, dhe toka do të mbetet. Betohem në Zot, nuk do të largohemi nga vendi ynë, nuk do të largohemi nga toka, çfarëdolloj sulmi të ndërmarrin ata.”

Në Rafah, natën, qyteti i tendave është fantazmë. Energjia elektrike e Gazës është ndërprerë së bashku me karburantin. Mbetet vetëm energjia diellore. 

Gjithsej 22,185 palestinezë janë vrarë dhe 57,035 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 Tetori.

Klan News