Kanë hyrë 17 mijë qytetarë në 48 orë

Përgjatë 48 orëve të fundit nga porti i Durrësit kanë hyrë mbi 17 mijë udhëtarë. Mes tyre mbi 8300 kane qenë persona të huaj ndërsa kanë hyrë në territorin shqiptarë edhe mbi 5300 automjete. 

Janë qytetarë të cilët kanë zgjedhur që pushimet e verës ti kalojnë në bregdetin shqiptarë ndërsa shumë emigrantë janë kthyer pas një kohe të gjatë te familjarët e tyre.

Ndërkohë i lartë ka qenë edhe numri i shqiptarëve të cilët kanë preferuar të lëvizin drejt shteteve të tjera në këto ditë vere. Sipas të dhënave nga autoritetet portuale në Durrës në 48 orët e fundit kanë udhëtar drejt Italisë mbi 6200 persona si dhe kanë kaluar kufirin 2036 automjete.

Pavarësisht fluksit të lartë të lëvizjes në port, nuk janë shënuar radhë pritjeje të udhëtarëve në sportelet e kontrollit të dokumentacionit.  Ndërkohë nga një 1 gushti Italia ka ndryshuar edhe rregullat e karantinës.

Personat që do të qëndrojnë gjatë në vendin fqinj duhet të qëndrojnë 5 ditë në izolim, ndërsa kjo masë nuk vlen për ata që qëndrojnë më pak se 5 ditë.

Tv Klan