Mijëra euro e 8 kg kokainë, 2 shqiptarëve u dështon plani


Mijëra euro e 8 kg kokainë, 2 shqiptarëve u dështon plani

09:39 12/07/2020

“Ëndrra” e dy shqiptarëve në Itali për të vijuar shitjen e lëndëve narkotike, ka përfunduar ditën e djeshme.

Policia italiane ka bërë të mundur vënien në pranga të një 43-vjeçari dhe mikut të tij, 37-vjeçar, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik.

Pas kontrollit me imtësi në makinën e njërit prej shqiptarëve, janë gjetur 8 kg kokainë, si dhe janë sekuestruar rreth 5 mijë euro, e po ashtu 3 telefona celular dhe një navigator. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 10 mijë euro të tjera, të gjetura në banesën e njërit prej tyre, aty ku jetonte me familjen e tij, raportojnë mediat italiane.

Operacioni u zhvillua në Senigallia. /tvklan.al




Të ngjashme