Akullorja ka rezultuar pozitive me përmbajtje të virusit Covid-19 në Kinë, teksa autoritetet shëndetësore kanë nisur gjurmimin e personave që mund të jenë në rrezik infektimi.

Rasti ka ndodhur në Tianjin, në pjesën verilindore të Kinës. Sipas medias kineze, “China Daily”, rreth 4836 kuti me akullore kanë rezultuar të kontaminuara me koronavirus.

Nga këto, 2089 janë mbyllur në një magazinë. 1812 kuti të tjera u dërguan në provinca të ndryshme të vendit, nga të cilat 935 u hodhën në treg dhe vetëm 65 u shitën.

Blerësit e këtyre kutive me akullore u kontantuan nga autoritetet shëndetësore kineze dhe ju është kërkuar që të deklarojnë të gjitha lëvizjet e tyre me qëllim që të gjurmohen infeksionet e mundshme.

1162 punonjës të kompanisë së akulloreve janë izoluar dhe i janë nënshtruar testimit anti-covid. Stephen Griffin, virolog në Universitetin e Leeds, tha se ka të ngjarë që akullorja të jetë kontaminuar me Covid-19 nga kontakti me një person të vetëm.

Ai shpjegoi se akullorja ruhet në temperatura të ulëta, dhe në këtë mënyrë e bën më të lehtë mbijetesën e virusit. /tvklan.al