Solstici veror u festua për herë të parë në 3 vjet për shkak të pandemisë

Mijëra njerëz u mblodhën për të festuar solsticin e verës në Britaninë e Madhe.

Solstici shënon ditën më të gjatë të vitit në hemisferën veriore dhe është festuar për mijëravjeçarë në Stonehenge, një vend ende misterioz i ndërtuar më shumë se 4500 vjet më parë dhe me sa duket i projektuar për t’u lidhur me lëvizjet e diellit.

Çdo vit britanikët mblidhen  për të parë lindjen e diellit pas gurit më të madh në vendin e Trashëgimisë Botërore në Anglinë jugperëndimore dhe rrezet e tij të para shkëlqejnë në zemër të rrethit.

Ishte hera e parë që argëtuesit u lejuan të mblidheshin për solsticin që nga viti 2019. Lindja e diellit u transmetua në internet në 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Festivali në Stonehenge është një nga festimet më të vjetra dhe më të njohura të solsticit veror në botë.

Klan News