Qindra shqiptarë në mbrojtje të luftës për liri të Kosovës

Në njëjtën ditë ku po zhvillohej gjyq ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nga Gjykata Speciale, qindra qytetarë shqiptarë protestuan në Hagë për të shprehur mbështetje ndaj  katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të ardhur nga Kosova dhe shumë shtete të ndryshme nga Evropa ata u mblodhën vetëm 3 kilometra larg ku po zhvillohej gjyqi ndaj katër ish-komandatëve të UÇK-së. Nuk munguan as familjarët e Hashim Thaçi dhe të Kadrit Veselit, por edhe drejtues politikë të Kosovës.

NATO po të gjykohen aleatët”, “Liria ka një emër”, “Mos i barazoni viktimat me kriminelet”, “Liria ka një emër”, ishin këto pankartat që mbanin në duar protestuesit. Arta Berhami, ish-këshilltari i Hashim Thaçit shprehet ky gjyq nga Gjykata Speciale është politik dhe është i bazuar në gënjeshtra.

Më tej ai shpjegon se nga Gjykata Speciale po ka përpjekje për të krijuar një gjyq artificiale e hequr paralele me serbët e akuzuar për krime lufte. Mësohet se protesta do të zhvendoset gjatë muaj maj përpara institucioneve të Bashkimit Europian në Bruksel.

Kjo është protesta e dytë mbahet në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së. Në Marshin për Drejtësinë të së dielës morën pjesë rreth 100 mijë persona.

Tv Klan