Ylli i Pop-it mbyll turneun botëror në Shqipëri

Si asnjëherë më parë, sheshi Skënderbej u mbush me mijëra të rinj dhe të reja nga të gjithë trevat shqipfolëse për të parë dhe dëgjuar koncertin e Dua Lipës, i fundit për turin botëror “Future Nostalgia”. Ky koncert ishte njëherazi dhe festa më e madhe për 110 vjetorin e pavarësisë.

Festa me muzikë nisi që në orën 19:00 e cila vazhdoi me ngjitjen në skenë të artistes së mirënjohur Elvana Gjata, ku nuk munguan këngët patriotike. Në fund sheshi u ndez me ngjitjen në skenë të Dua Lipës e cila performoi të gjithë hitet e saj.

“Urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot”, kështu u shpreh artistja e me famë botërore Dua Lipa për të gjithë ata që ishin të pranishëm në shesh për të.

Kjo ishte shfaqja e 94-të e Dua Lipës në kuadër të turit të saj botëror dhe e dyta herë që performon në Shqipëri.

Tv Klan