Në javën e dytë të festivalit të birrës, zgjat deri më 3 Tetor

Pas dy vitesh pushim të detyruar për shkak të pandemisë së koronavirusit, birra derdhej  lumë dhe festa ishte në lulëzim të plotë në Mynih , ndërsa argëtuesit shijuan fundjavën e dytë të Oktoberfest-it të famshëm.

Edicioni i 187-të i festivalit më të madh të birrës në botë u hap fundjavën e kaluar dhe artdashësit e pijes ndjehen më në formë se kurrë në mesin e këtij panairi.

Përveç shijimit gatave të mëdha  me birrë në tendat e famshme, vizitorët gjatë së dielës shijuan një koncert tradicional  midis tendave  të ushqimit dhe shëtitjeve në panair.

Muzikantë të veshur me pantallona lëkure tradicionale ‘lederhosen’ argëtuan turmat nga shkallët poshtë statujës së famshme të Bavarisë, me drejtuesin  e festivalit, Clemens Baumgaertner, duke drejtuar grupin.

Panairin e kanë vizituar këtë vit, një numër i madh njerëzish që kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës  sipas organizatorëve, duke e bërë festivalin një nga atraksionet më të mëdha turistike të Gjermanisë.

Festivali zgjat deri të dielën e ardhshme të 3 Tetorit.

Klan News