Edhe pas shërimit nga Covid-19, një ndër 10 pacientë nuk rikuperon nuhatjen dhe shijen. Për këtë gjë, që është mjaft shqetësuese dhe mund të ndikojë në cilësinë e jetës, kërkuesit duket se kanë arritur rezultate pozitive për një terapi të re. Pra, anosmia, që është deficit i nuhatjes dhe ageusia-ajo e shijes, janë pasojat që Covid-19 po lë mbi mijëra pacientë.

Ekspertët shpjegojnë se humbja e tyre është e lidhur me sistemin nervor qendror. Koronavirusi pra krijon një infeksion dhe inflamacion të trurit, duke krijuar probleme në transmetimin e sinjalit, gjë që më pas sjell pikërisht shqetësimet me nuhatjen dhe shijen.

Sipas kërkuesve, truri ka tendencën t’i riparojë dëmet në mënyrë autonome brenda një apo dy vjetësh, por ekziston rreziku që kjo të mos ndodhe. Për këtë arsye është e rëndësishme të ndërhyhet me trajtime dhe një grup universitetesh ndërkombëtare po vijojnë me eksperimentimin për një të tillë.

Klan News