Mijëra palestinezë në Gaza kanë marshuar në kufirin me Izraelin në fillim të një proteste gjashtë javore.

Zyrtarët palestinezë thanë se dhjetëra janë plagosur me armë zjarri nga pala izraelite, pasi më parë raportuan vdekjen e një fermeri.

Sipas BBC, ushtria izraelite raportoi “trazira” në gjashtë vende dhe tha se ajo po u përgjigjej sulmeve të Palestinës.

Palestinezët kanë ngritur pesë kampe pranë kufirit për protestën, të quajtur “Marsi i Madh i Kthimit”.

Mediat palestineze raportojnë për rreth 7,000 njerëz që protestojnë përgjatë kufirit. Më shumë se 50 persona janë plagosur nga ushtria izraelite ndërsa është përdorur edhe gaz lotsjellës.

Mediat në Gaza kanë raportuar vdekjen e një personi të dytë në protestë por ende nuk është konfirmuar./tvklan.al