Një ekip prej 650 zjarrfikësish ndodhen në vendngjarje

Pjesa më e madhe e rajonit të Mesdheut është përballur me mot jashtëzakonisht të nxehtë javët e fundit. Franca jugore është përfshirë nga zjarre masive.

Sipas Ministrit të  Brendshëm, Gerald Darmanin, janë dërguar  qindra zjarrfikës për të luftuar me flaket që ka shpërthyer  në rajonin Var të Francës.

Ministri deklaroi se 650 zjarrfikës kanë shkuar për të shuar zjarrin dhe për të mbrojtur banorët në zonë. Avionë të shumtë me ujë janë gjithashtu pjesë e  operacionit për të kontrolluar flaket që tashmë ka djegur qindra hektarë.

Zjarri ka përfshirë edhe fshatrat e Rivierës së Saint Tropez. Banorëve u është kërkuar të qëndrojnë sa më larg nga zjarri.

Shumë vende mesdhetare janë goditur nga zjarret e furishme këtë verë të cilat u nxitën nga temperaturat përvëluese, përfshirë Greqinë, Italinë, Algjerinë, Spanjën, Turqinë dhe Marokun.

Klan News