Ekspertët shëndetësore bëjnë thirrje për vaksinim kryesisht të fëmijëve

Një zyrtare shëndetësore në shtetin e Nju Jorkut për “BBC”-në është shprehur se atje mund të ketë qindra apo edhe mijëra raste të padiagnostikuara të poliomielitit.

Kjo pasi një burrë i pavaksinuar ishte paralizuar nga virusi në Rockland County, Nju Jork. Vendet e zhvilluara janë paralajmëruar të rrisin normat e vaksinimit.

Shkencëtarët po shikojnë “një lidhje midis rastit të paralizës së burrit në Nju Jork dhe gjurmëve të poliovirusit të gjetura në ujërat e zeza në Londër dhe Jerusalem”. Poliomeliti u zhduk kryesisht nga SHBA nga një fushatë vaksinimi që filloi në 1955. Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), prania e tij në ujërat e zeza të komunitetit që mund të ketë të tjerë që mund të kenë të njëjtat simptoma me personin në Rockland County.

Virusi mund të sulmojë nervat në shtyllën kurrizore dhe bazën e trurit. Kjo mund të shkaktojë paralizë, zakonisht në këmbë, por nëse preken edhe muskujt e frymëmarrjes, mund të jetë edhe kërcënuese për jetën. Disa zona të kontesë Rockland kanë norma historikisht të ulëta të vaksinimit prej vetëm 60%. Në vitin 2018, aty pati një shpërthim të fruthit.

Ekipet në terren janë vendosur në këto zona për të inkurajuar vaksinimin ndaj poliomielitit, veçanërisht te fëmijët. Në Mbretërinë e Bashkuar, aktualisht po kryhen më shumë testime pasi gjurmët e virusit të poliomielitit u gjetën para disa javësh në punimet e ujërave të zeza Beckton.

Klan News