Elvana Gjata dhe Dhespina Vandi elektrizojnë publikun

Shija e birrës, ushqimet e tradicionale dhe muzika e bukur kanë mbledhur sërish mijëra qytetarë korçarë e turistë në natën e katërt të Festivalit të Birrës që për të 17 vit mbahet në Korçë.

Nata e katërt ka ngjitur në skenë emra shumë të dashur të muzikës shqiptare dhe asaj greke.

Kështu këngëtarë si Elvana Gjata por edhe Dhespina Vandi elektrizuan publikun që kishte mbushur si rrallëherë terminalin e autobusëve ku edhe zhvillohet festivali.

Festa e Birrës në Korçë është festivali më i madh i birrës në Shqipëri dhe çdo vit pret rreth 100 mijë persona.

Sezoni i 17 i këtij festivali mbyllet ditën e nesërme, me të tjera performanca artistike dhe surpriza.

Tv Klan