Besimtarët, lutje për më shumë shëndet dhe mbarësi 


Mijëra besimtarë katolike e jo vetëm, iu drejtuan Kishës së Shën Ndout në Laç, mbrëmjen e së shtunës. Është e marta e 13-të e Shna Ndout, pelegrinazh që nis prej muajit Mars.

“Nata e datës 12 dhe dita e datës 13 Qershor kanë kulmuar me pelegrinazhin e besimtarëve, e cila përkon edhe me vdekjen e këtij shenjti”. 

Lutjet për shëndet dhe më shumë mbarësi dëgjohen në çdo cep të Kishës së Shenjte.

“Besojmë shumë në mrekullinë e Shën Ndoit, lutemi për shëndetin e familjes”.

“Kemi ardh për mirë, me na ndihmu Zoti”.

“Lutemi për mbarësi, familje, gjëra personale”.

Në shenjë sakrifice një pjesë e pelegrinëve e kaluan aty të gjithë natën. Të tjerë besimtarë nga anekënd vendit pritën më orë të tëra për t’u ngjitur në Kishën e Shenjte për shkak të trafikut të rënduar. Meshtari At Prele Gjurashaj, u lut bashkë me ta në këtë ditë të shënuar.

Kjo ditë konsiderohet si e rëndësishme për të gjithë ata që besojnë në kishën e Shën Ndout, pasi është kulmimi i 13 të martave, e po ashtu përkujtim i vdekjes së shenjtit me të njëjtin emër.

Tv Klan