SHBA përfshihet sërish nga protestat anti-Trump. Mijëra njerëz dolën në rrugë në të gjithë SHBA të shtunën për të protestuar kundër politikave të administratës së Presidentit Donald Trump.
Protestuesit janë kundër politikat agresive të emigracionit, shkurtimet e buxhetit, presionin ndaj universiteteve, mediave dhe firmave ligjore, por edhe mënyrën se si administrata amerikane ka trajtuar luftën në Ukrainë dhe Gaza.
Në Nju Jork qytetarë të shumtë mbanin sllogane të ndryshme me shprehja të tilla si “Nuk ka mbretër në Amerikë” dhe “Rezistoini tiranisë”.
Jashtë Shtëpisë së Bardhë, protestuesit mbanin pankarta dhe brohoritnin “Trump duhet të largohet tani”.
Këto protesta mbarëkombëtare janë të dytat që kur Trump mori detyrën. Që nga inaugurimi i tij si president në janar, Trump dhe aleati i tij miliarder, Elon Musk, kanë shkurtuar shpenzimet federale, duke pushuar nga puna mbi 200,000 punëtorë.
Administrata Trump ndër të ka kërcënuar gjithashtu do të ndalojë fondet federale për universitetet, ka shkurtuar fondet për programet shëndetësore të qeverisë dhe ka zvogëluar mbrojtjen për personat transgjinorë.
Klan News