Lukashenko synon të pushtojë me irakenë Bashkimin Europian

Lituania, e cila ka një popullsi prej 2.8 milionë njerëz, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si kundërpergjigje ndaj një vale masive refugjatësh kryesisht nga Lindja e Mesme që po dynden papritmas ditët e fundit nga kufiri i saj me Bjellorusinë.

Po ashtu Vilniusi ka dyfishuar përpjekjet diplomatike për të ndaluar rrjedhën. Ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis vizitoi javën e kaluar Irakun, ku homologu i tij Fuad Hussein u zotua të bëjë hetime rreth planeve ilegale për të kontrabanduar shtetas irakianë në Evropë. Javën e kaluar parlamenti i Lituanisë miratoi një ligj të ri të që e bën më të vështirë punën për ata qe do të apelonin refuzimet e kërkesave për azil. Policia do të ketë të drejtë t’i arrestojë emigrantët dhe dëbojë ata nga vendi.

Në qytetin kufitar Druskininkai në Lituaninë Jugore, janë ngritur gjashtë çadra të mëdha jeshile pranë një poste kufitare. Rreth 130 migrantë po mbahen atje duke pritur të transferohen në qendra të tjera në Lituani ku mund të përpunohen kërkesat e tyre për azil.

Lituania nuk ishte mësuar që të priste migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Deri në fund të Korrikut, policia kufitare europiane Frontex do të ketë vendosur në këtë shtet 60 oficerë të saj.

Ndërkaq Lituania po ndërton një pengesë metalike për 550 kilometra në kufirin me Bjellorusinë në një gjatësi prej 500 deri në 600 metra me një lartësi prej 1.8 metrash. Qeveria tha se ndërtimi i kësaj pengese do të kushtojë fillimisht 4.9 milionë euro. Asaj do t’i bëhet dhe një përforcim i dytë me një gardh tjetër metalik me lartësi prej 2 metrash, teksa në majë do të ketë tela me gjemba. Kostoja shtesë për këtë do të jetë 41 milionë euro.

Klan News