15 persona humbën jetën, vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit 

Banorët në Republikën Demokratike të Kongos janë kthyer në shtëpitë e shkatërruara pas shpërthimit  të vullkanit, në kërkim të të dashurve të humbur.

Të paktën 15 vdekje janë konfirmuar, por numri ka të ngjarë të rritet. Nëntë nga viktimat humbën jetën në një aksident, katër të tjerë u vranë teksa u përpoqën t’i shpëtonin një burgu, ndërsa dy u dogjën për vdekje.

Llava shpërtheu nga mali Nyiragongo duke formuar një re të trashë portokalli mbi Goma, e cila ka një popullsi prej dy milionë banorësh. Mijëra banorë të goditur nga paniku u larguan. Vullkani, i vendosur 10 km nga Goma, shpërtheu për herë të fundit në 2002 duke vrarë 250 njerëz dhe duke lënë 120,000 të pastrehë.

Më shumë se 150 fëmijë janë ndarë nga familjet e tyre, sipas UNICEF. Autoritetet e Ruandës kanë bërë të ditur se më shumë se 3,000 njerëz janë zhvendosur nga Goma. Disa u larguan në perëndim të qytetit.

Mount Nyiragongo është një nga vullkanet më aktive në botë, por ka shqetësime se aktiviteti i tij nuk ishte vëzhguar si duhet nga Observatori i Vullkanit Goma, pasi Banka Botërore shkurtoi fondet mes akuzave për korrupsion.

Klan News