Mijëra turistë në bregdetin e Durrësit


Mijëra turistë në bregdetin e Durrësit

17:45 31/07/2021

Çmimet e përshtatshme tërheqin pushues nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Fundjavat në plazhin e Durrësit janë kurdoherë të mbipopulluara nga pushuesit. Jo vetëm vendasit, po turistë të ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriut e madje nga shtete të ndryshme europiane, kanë zgjedhur të pushojnë aty. Një pjesë e tyre rikthehen për të disatën herë duke e vlerësuar maksimalisht për kushtet dhe shërbimin.  

“Kemi 1 javë që kemi ardhur. Kushtet janë të mira, atmosfera e mirë, po kënaqemi”.

“Pastërtia ka ndryshuar pak, nuk është siç ka qenë, mirë më duket”.
“Ne jemi që 14 dite. Kemi qenë në vende të ndryshme dhe në përgjithësi jemi të kënaqur”.

Pushuesit thonë se çmimet e përballueshme janë një arsye kryesore për të zgjedhur këtë perlë të Adriatikut.

“Çmimet janë shumë të mira, si nga ushqimet si nga çadrat, njëlloj sa vitet e tjera”.

Të njëjta, diku më të lira diku më të shtrenjta, por mirë, kapërcejnë njerëzit”.

Edhe operatorët turistike pohojnë se çmimet e arsyeshme janë një zgjedhje e tyre për të tërhequr sa më shumë pushues.

Tv Klan






Të ngjashme