Misioni të risjellë traditën dhe figurat me kontribut

Vlerësuar si një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës kombëtare, Mik Festival,vjen në edicionin e dytë, në Korçë, prej nga ku nisi, me misionin për të risjellë, promovuar dhe përcjellë trashëgiminë e pasur që lanë kontribuesit e artit ndër shekuj.

Një hapësirë të veçantë Festivali do të ketë edhe për artistët e rinj,të cilët për ideatoren e eventit, sopranon Inva Mula, duhen mbështetur dhe inkurajuar, për të garantuar vazhdimësinë e arritjeve më të mira të artit kombëtar.

Me garancinë e suksesit të edicionit të parë, bashkia e Korçës, do të vijojë mbështetjen për Mik Festival, edhe si detyrim për brezat e artistëve dhe personaliteteve të këtij qyteti, që spikatën edhe në skenat ndërkombëtare.

Publiku i zgjedhur ka admiruar magjinë e muzikës së familjes Papadhimitri, në natën e parë të Festivalit, të cilët erdhën nga Kanadaja për t’u bërë pjesë e eventit.

Mik Festival do t’i sjellë  Korçës dhjetë koncerte, mbi 120 artistë nga më virtuozët e skenave kombëtare dhe atyre ndërkombëtare.

Tv Klan