Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka uruar Shqipërinë me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë. Pompeo dërgon urime në emër të qeverisë së SHBA-së dhe popullit amerikan.

Pompeo thotë se këtë vit festohet për vendimin e BE-së për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë si dhe përgëzon vendin tonë për drejtimin e OSBE-së.

Pompeo shprehet se Shqipëria luan një rol qëndron për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s.

“Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan. Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Ne e përgëzojmë Shqipërinë për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE-së për 2020-ën dhe vlerësojmë gjithçka që ajo ka bërë për të shfaqur përkushtimin e saj ndaj komunitetit Transatlantik. Shqipëria luan një rol qendror në ndihmesën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s, dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur”, thotë Pompeo ndërsa deklarata e tij mbyllet duke uruar mirëqenie dhe shëndet për popullin shqiptar duke punuar së bashku me SHBA-nënë sfidat që i ka përballur pandemia e Covid-19./tvklan.al