milan

Milan arrin fitoren e parë në Serie A, duke mundur 2 – 1  Empoli në “San Siro”. Sfida e javës së dytë ndaj ekipit toskan nuk ishte e lehtë, por ekipi i Sinisa Mihajlovic u shpëtua nga afrimet e merkatos së verës, Carlos Bacca dhe Luiz Adriano. Një kthesë për Milan, që po jep shenja se është ndyshe nga ai i sezonit të kaluar.

Të dielën do të zhvillohet sfida më e rëndësishme e javës mes Roma dhe Juventus. Ekipi torinez vjen pas një humbje befasuese me Udinese, ndërsa ai kryeqytetas pas barazimit me Verona. Në krye të renditjes përkohësisht është Sassuolo në kuotën e 6 pikëve.

Bayern Munchen vijoi me fitoret duke mundur një kundërshtar të fortë si Bayer Leverkusen me rezultatin 3 – 0. Një tjetër sukses për të ruajtur pikët e plota në 3 javët e para të Bundesliga 1. Thomas Muller dhe Arjen Robben shënuan për bavarezët, ndërsa dy prej golave u realizuan me 11-metërsh. Humbja e radhës për Stuttgart, që është mundur në fushën e tij nga Eintracht Frankfurt me rezultatin 4 – 1. Klasfikimi udhëhiqet nga Bayren Munchen.

Tv Klan