Në Brazil e quajnë “Kakaja i ri” për shkak të talentit të treguar në fushën e futbollit.

Bëhet fjalë për mesfushorin Lucas Paqueta, i cili prej Janarit do të luajë në Europë me Milan. Klubi italian do të shpenzojë 35 milionë euro për ta marrë nga Flamengo shkruajnë mediat në Itali.

21-vjeçari i cili është aktivizuar në të gjitha rolet në mesfushë është i aftë edhe të shënojë. Në 48 ndeshje zyrtare këtë vit Paqueta realizoi 11 gola, dhe dha 6 asiste. Të dhëna të mira që tërhoqën vëmendjen e drejtuesve të Milan, mbi të gjithë të drejtorit të klubit, brazilianit Leonardo.

Emri i Paqueta synohej nga PSG, Liverpool apo dhe Barcelona. Edhe në Itali shpresojnë se Paqueta do të jetë në gjurmët e Ricardo Kaka, braziliani i fundit që fitoi Topin e Artë. Forma e tij bëri që trajneri Tite ta grumbullonte me Selecao muajin e kaluar dhe t’i jepte minuta në takimet me El Salvador dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tv Klan