Kessie shënon në kohën shtesë ndaj Udinese
Milan i shpëtoi humbjeje në shtëpi në sekondat e fundit në takimin me Udinese. Sfida e javës së 25-të të Serie A u mbyll në barazim 1 – 1.
Fillimisht shënuan miqtë në minutën e 68’. Vendasit shmangën disfatën vetëm në shtesë. Kessie nuk gaboi duke kthyer në gol penalltinë. Me gola dhe plot emocione ishte sfida Sassuolo – Napoli që përfundoi me rezultatin 3 – 3.
Një ndeshje e luftuar gjatë të gjithë kohës aq sa goli i fundit u shënua në minutat shtesë. Një hap fals i Napoli që mbetet ende jashtë zonës Champions. Atalanta vijoi me rezultatet e mira, duke fituar 5 – 1 ndaj Crotone. Roma triumfoi në transfretë 2 – 1 me Fiorentina.
Takimi Parma – Inter që do të luhet të enjten mbyll javën e 25 të Serie A.
Tv Klan