Milani u ndal në Parma në sfidën që hapi javën e 33-të të Serie A. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të dobët duke marrë vetëm një pikë në sfidën që përfundoi 1-1. Skuadra e Gatuzos shënoi në pjesën e dytë të ndeshjes me Kastijeho i cili kishte vetëm 3 minuta që kishte hyrë në fushë si zëvendësues.

Por në fund të takimit, skuadra vendase rriti ritmin e lojës që gjeti golin e barazimit në minutën e 87 me kapitenin Bruno Alves.

Lazio humbi ndaj Chievos. Skuadra kryeqytetase me 10 lojtarë që prej minutës së 35. Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa në të dytën Chievo shënoi dy herë në dy minuta.

Goli i vetëm për Lazion erdhi në minutën e 67 nga Kaisedo.

Tv Klan