Milan barazon, por mban kreun e Serie A

Moment nga ndeshja Milan-Parma


Milan barazon, por mban kreun e Serie A

09:46 14/12/2020

Inter fiton në transfertë ndaj Cagliari

Milan nuk fiton por vazhdon të kryesojë renditjen e Serie A. Kuqezinjtë barazuan në San Siro me Parmën. Ishte skuadra mike që shënoi me Hernani në minutën e 13-të. Parma shënoi golin e dytë me rifillimin e lojës.

Një minutë më pas Milan rihap rezultatin me Theo Hernandez. Ishte sërish francezi që barazoi në kohën shtesë. Milan mbetet në vendin e parë me 3 pikë më shumë se Inter që fitoi 3-1 me përmbysje në fushën e Cagliarit. Skuadra vendase shënoi e para me Sottil. Golat për zukaltrit u shënuan nga Barella, D’Ambrossio dhe Lukaku.

Në ndeshjen Bologna-Roma u shënuan 6 gola në 45 minutat e para të ndeshjes. Skuadra e kryeqytetit fitoi 5-1.

Ndrësa Atalanta fitoi 3-0 me Fiorentinën.  Napoli përmbysi 2-1 në stadiumin “Maradona” Sampdorian me golat e Lozanos dhe Petagnas.

Juventusi mposhti Genoan në javën e 11-të të Serisë A, me rezultatin 1-3, duke siguruar triumfin e 6-të në kampionat. Kampionët në fuqi të Italisë mbeten 4 pikë më pak se skuadra e Milanit.

Tv Klan






Të ngjashme