Mosha mesatare është 24,5 vjeç, më e ulëta te kampionatet e rëndësishëm

Milan ka mesataren më të ulët për moshën e lojtarëve mes 5 kampionateve më të rëndësishëm në Evropë. Skuadra italiane ka besuar te të rinjtë dhe tani mosha mesatare e ekipit është 24.5 vjeç edhe pse në grup është një 39-vjeçar si Zlatan Ibrahimovic.

Të dhënat janë publikuar nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve në Sport që i ka analizuar deri më 20 tetor. Monaco dhe Reims ndjekin Milan në këtë renditje që beson tek e ardhmja. Në grupin e ekipeve me moshën nën 25 vjeç janë edhe St Etienne dhe Stuttgart.

Në 10 të parët dominojnë skuadrat franceze që janë 5. Në këtë grup skuadrash që besojnë te të rinjtë ka edhe nga Spanja dhe Anglia, ku më të moshuarit nëse mund t’i quash kështu i ka Brighton dhe Nice, 25,3 vjeç.

Tv Klan