Pas eliminimit nga Europa League për Milanin erdhi edhe ndëshkimi i UEFA-s për shkak të Fair Play Financiar. Bordi i Kontrollit Financiar vendosi të mos i japë bonuset që do të përfitonte nga Europa League.

Në dy sezonet e ardhshëm të kupave të Europës do t’i kufizojë edhe numrin lojtarëve të regjistruar në 21. Por shqetësimi më i madh është te rreziku i përjashtimit nga turnetë kontinentalë, nëse nuk përmirësohet bilanci. Masa do të merret për sezonet 2022 – 2023 dhe 2023 – 2024, nëse drejtuesit e Milan nuk respektojnë kushtet e vendosura nga UEFA. Një tjetër goditje për ekipin e Gattusos që nuk po arrin të kthehet konkurrues në arenën ndërkombëtare.

Tv Klan