Kuqezinjtë mposhtin Romën, tre futbollistë në infermieri

Milan nuk heq dorë nga gara për titull në Seria A italiane. Kuqezinjtë mposhtën në mënyrë spektakolare, 2-1 Romën brenda në “Olimpico” duke qëndruar në -4 pikë nga Interi i vendit të parë.

Frenk Kessi shndërroi në gol një penallti të dyshimtë në fundin e pjesës së parë, duke krijuar edhe një debat të madh. Pushimi mes pjesëve shërbeu për mirë për kryeqytetasit, që reaguan me Vertu duke barazuar rezultatin momental. Pak minuta më pas, Rebiç shënoi golin e fitores për Milanin.

Tre pikë që mund të vlejnë dyfish për djemtë e drejtuar nga Stefano Pioli, të cilët mbajnë hapin e Interit kryesues.

“Dy humbjet radhazi na tronditën. E prisja një performancë personaliteti. Në fillim të sezonit do ishte e çmendur të mendonim për vendin e dytë. Qëllimi këtë herë është që të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”, tha Pioli.

Futbollistë si Çalhanoglu, Ibrahimovic dhe Rebiç lanë fushën të dëmtuar, duke trembur stafin mjekësor të kuqezinjve.

Fitore komode mori Napoli, 2-0 përballë Benevento. Mertens kaloi në avantazh jugorët, ndërkohë që Politano në të 66-ën minutë vulosi rezultatin përfundimtar në 2-0.

Tre pikësh që e ngjit Napolin në vendin e 6-të me 43 pikë. Pas 24 javësh, Inter mban kreun me 56 pikë, me zikaltërit që fituan 3-0 përballë Xhenoas.

Klan News