Sulmuesi realizon 1 gol çdo 52 minuta

Zlatan Ibrahimoviç u kthye si titullar te Milan pas 57 ditësh mungesë për shkak të dëmtimit, duke shënuar 2 golat në fitoren me Calgliari. Ibra surprizon në çdo ndeshje, pasi ka një mesatare golash 1 çdo 52 minuta dhe këtë sezon është në kuotën 12.

“Duhet të shënoja dhe një tjetër gol, por 2 mjaftonin për të fituar. Kjo ishte një ndeshje e vështirë. Nuk luaja një takim si titullar prej shumë kohësh”, tha Ibrahimoviç.

Vetë sulmuesi thotë se e motivojnë të rinjtë në ekip dhe se nuk dorëzohet. Milan ka afruar edhe një tjetër lojtar me përvojë Mario Mandzukiç. 34-vjeçari kthehet në Serie A pas 1 sezoni në Katar. Pas 18 javësh kampionat Milan është në vendin e parë me 3 pikë më shumë se Inter që renditet i dyti.

Tv Klan