Milan ka arritur që të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Lazio-s dhe tashmë e shikon veten në krye të Serie A. Kuqezinjtë shënuan golin e parë në minutën e 45-të me Leao.

Në shtesa të kësaj pjesë fituan edhe një 11 metërsh edhe me ndihmën e VAR, por Kessie nuk u tregua i saktë nga pika e penalltisë. Topi i goditur prej tij u përplas me traversën.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë luajtën më mirë dhe në një aksion kundërsulmi shënuan sërish. Zlatan Ibrahimovic u gjend i pamarkuar duke mundur të shënojë lehtësisht golin e dytë, 6 minuta pasi ua aktivizua nga stoli i rezervave.

Lazio u përpoq që të zgjohej dhe të reagonte, por nuk mundi dot. Ndeshja u mbyll 2 me 0 për kuqeznjtë që tashmë pas tre javëve të para të kampionatit kanë grumbulluar 9 pikë dhe ndodhen në vendin e parë./tvklan.al