Roma cinike ndaj Genoa

Milani fitoi 2-0 në transfertën delikate në Verona. Me shumë mungesa të rëndësishme, thuajse gjysmën e skuadrës kuqezinjtë shënuan nga një gol në secilën pjesë.

Më shumë se loja kishte rëndësi rezultati dhe skuadra e Piolit këtë bëri. Krunic dhe Dalot ishin autorët e golave në fitoren që të paktën përkohësisht shkurtoi në 3 pikë diferencën me Interin e vendit të parë.

Në takimet e tjera Fiorentina barazoi 3-3 me Parmën, ndërsa Crotone mposhti 4-2 Torinon.

Roma triumfoi me rezultatin minimal 1-0 me Genoan. Golin e suksesit e realizoi Gianluca Mancini, i cili gjatë një goditjeje nga këndi kërceu mbi të gjithë dhe me kokë mposhti portierin Marcheti.

Tv Klan