Milan arriti të marrë një 3-pikësh të rëndësishëm duke konsoliduar pozitat për një vend në Champions.
Në San Siro kuqezinjtë fituan 2-1 me Genoan. Golin e avantazhit e shënoi Rebic në minutën e 13-të me një goditje nga distanca.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pas golit të Destro për Genoan. Në pjesën e dytë skuadra mike kërkoi të ruante barazimin por nuk ia doli ti rezistonte presionit të milan.
Skamaka shënoi një autogol. Milani arrin në kuotën e 66 pikëve në vendin e dytë.
Tv Klan