Kuqezinjtë arrijnë suksesin 3-2 ndaj Udinese

Milan fitoi në ‘San Siro’ 3-2 ndaj Udinese. Një ndeshje spektakolare në pjesën e dytë.

Ishte Udinese që shënoi fillimisht në pjesën e parë pas një daljeje të pamenduar nga Donnaruma. Larsen përfitoi duke realizuar nga jashtë zone.

Reagimi i Milan dha rezultate vetëm në fillimin e pjesës së dytë. Rebic u fut në lojë si zëvendësues dhe gjeti golin e barazimit. Loja u zhvendos në gjysmëfushën e Udinese. Në minutën e 71-të ishte Theo Hernandez që çoi milanin në avantazh. Loja u rihap në minutën e 85’ kur Lasagna barazoi për skuadrën mike.

Milan gjithsesi shfrytëzoi më së miri minutat shtesë. Rebic mori një top në hyrje të zonës, u mat mirë dhe goditja përfundoi në rrjetë.

Napoli i Gattuso humbi mbrëmjen e së shtunës në “San Paolo” ndaj Fiorentinës që shënoi dy herë. Tekniku po vendos regjim të hekurt duke e izoluar skuadrën në qendrën stërvitore.

Tv Klan