Kuqezinjtë mposhtin Juventusin, Ronaldo e Pirlo rrezikojnë Europën

Një Ronaldo inekzistent mund të lë jashtë Ligës së Kampionëve Juventusin e Andrea Pirlos. Milan ka hedhur një hap të madh në garën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë mposhtën 3-0 Juventusin në Torino, në sfidën e cilësuar si ajo Play-Off për turneun më të rëndësishëm të Europës për klube.

Skuadra e Stefano Pioli ishte dominuese ndaj torinezëve, të cilët e panë veten në disavantazh në fundin e pjesës së parë. Brahim Diaz shpiku një gol duke dërguar në delir Milanin.

Edhe fraksioni i dytë i sfidës nisi me të njëjtin ritëm, me Milanin që fitoi penallti, por Kessi dështoi përballë Shezni. Gjithsesi Milani gjeti sërish rrjetën me Rebic e Tomori në fund. Kjo fitore e ngjit Milanin në vendin e tretë me 72 pikë, 3 më shumë se Juventus që tre javë nga fundi pozicionohet në një vend që të dërgon në Europa League sezonin e ri.

Në takimet e tjera, Atalanta blindoi vendin e dytë pas fitores 5-2 përballë Parmës në transfertë. Roma shpartalloi Krotonen 5-0 dhe mbetet në zonën Europiane, ndërkaq Benevento është me një këmbë në Seria B pas humbjes 1-3 në shtëpi ndaj Kaljarit.

Klan News