
Milan gati për Newcastle
Kuqezinjtë e Piolit kërkojnë fitore në sfidën e parë të Ligës së Kampionëve, për të harruar derbin
Milan dhe Newcastle kryen përgatitjet e fundit përpara sfidës së parë të Grupit F në Ligën e Kampioneve, që do të luhet në “San Siro”. Anglezët rikthehen në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit për herë të parë nga sezoni 2002-2003.
Në “San Siro” rikthehet edhe Sandro Tonali, që dy muaj më parë u transferua te “Magpies” për 70 mln euro. Trajneri Stefano Pioli do të kërkojë fitore në Europë, për të harruar humbjen në derbi 5-1 kundër Interit.
Ai shtoi se synimi është që kuqezinjtë të kualifikohen në fazën e grupeve, pavarësisht se rivalët janë të fortë. Milan u eliminua në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve në sezonin e shkuar me rezultatin e përgjithshëm 3-0.
Klan News