Lille e befason në San Siro

Milan humbi një ndeshje zyrtare pas 242 ditësh dhe 24 rezultatesh pozitive radhazi. Lille ia doli të triumfojë 3-0 në San Siro në javën e tretë të Europa Ligës.

Jaziçi ishte protagonisti i sfidës, pasi realizoi një tripletë. Skuadra franceze edhe pse pati më pak raste shënimi u tregua më konkrete. Një sukses që i jep kreun e grupit.

Triumf për Romën, 5 – 0  ndaj Clugge në stadiumin “Olimpico”. Një tjetër paraqitje e mirë për Marash Kumbullën që tregoi siguri në mbrojtje.

Napoli triumfoi 2 – 1 me përmbysje në fushën e Rijekas, ndërsa Tottenham-i u kthye të suksesi në Europë, duke mundur me rezultatin 3 – 1 Ludogoretsin. Arsenali fitoi 4 – 1 me përmbysje ndaj Moldes.

Tv Klan