Fitore për Lacion, ngec Roma

Milan humbi në ndeshjen e parë të sezonit. Në fushën e Udinese, kuqezinjtë pësuan 1-0.

Ekipi vendas fitoi për herë të parë në 5 përballjet e fundit me Milan. Milan ishte dominues gjatë lojës, por Udinese ia kufizoi mundësitë derisa arriti madje t’i shënonte me Bekao, i cili gjeti mundësinë për të kaluar edhe portierin Donnarumma.

Milan punoi fort për të gjetur barazimin, por i mungoi fantazia. Ndeshja e radhës për Milan do të jetë në “San Siro” kundër Brescias.

Në ndeshjet e tjera, Roma nuk shkoi më shumë se një barazim 3 – 3 në shtëpi me Genoan, ndërsa Atalanta e Berat Gjimshitit mundi 2 – 3 SPAL të portierit, Etrit Berisha.

Lazio e Strakoshës fitoi 0 – 3 ndaj Sampdorias në transfertë.

Tv Klan