Milan i pafuqishëm përballë zikaltërve

Milan i pafuqishëm përballë zikaltërve

15:06 22/09/2019

Inter me karakter fiton Derbin

Këtë vit Interi pa diskutim që do të jetë një rival shumë i fortë i Juventusit në luftën për titullin kampion. Zikaltërit arritën të fitonin përballë Milanit në derbi në shifrat 2-0.

Nëse Donnarumma nuk do të ishte në formë rezultati mund të kishte qenë më i thellë. Të besuarit e Kontes nuk lanë asnjë hapësirë për kuqezinjtë që vetëm si ekipi pritës nuk u sollën. Një mbrojtje fantastike e zikaltërve me Diego Godin që ishte pa diskutim me i miri në treshen e parpavijës. Si duket lojtari është përshtatur shumë shpejt me ekipin e ri.

“Lojtaret i bënë një interpretim ndeshjes,treguan karakter të fortë dhe ruajtën ritmit gjatë gjithë ndeshjes. Ishte një fitore e merituar. Pa ndeshjes përballë Slavia Prage lojtarët më dhanë një mesazh pozitiv. Ishte derbi im i parë dhe kisha pak presion për mënyrën si do prezantohesha para tifozëve”, tha Conte.

Ndërkohë që tek Milan nuk ja vlen të përmendet askush. Një skuadër pa grinte, pa ritëm dhe mbi të gjitha pa dëshirë për të fituar një ndeshe si derbi që vetëm nevojë për motivim nuk ka. Dominim total për zikaltrit, që përveç dy golave të shënuar dhe një tjetri të anuluar, arritën të godasin dy herë shtyllën dhe një herë traversën.

“Skuadra nuk e nisi ndeshjen mire, por pastaj e mori veten. Goli i parë na dha një goditje psikologjike dhe nuk mundëm të reagonim. Interi është një ekip me shumë provojë dhe kjo bëri edhe diferencën. Duhet të mësojmë të menaxhojmë më mirë sfidat kur jemi në disavantazh”, tha trajneri i Milanit.

Pas këtij suksesi Inter ngjitet në vendin e parë të serisë A në kuotën e 12 pikëve. 2 më shumë se Juventus që mposhti 2-1 Veronën.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT