Milani e ka nisur me një performancë larg pritshmërive sezonin e Europa League. Ndaj skuadrës modeste Dyndëlonzh nga Luksemburgu, kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0. Goli u shënua në pjesën e dytë nga Higuain.

Arsenali fitoi 4-1 me Voskla. Me golin e Uilliams, Çelsi realizoi fitoren e parë në hapjen e sezonit të Europa League.

Marseja u mund në fushën e saj nga gjermanët e Frankfurt, ndërsa Vilareali barazoi me Renxhersin e Eros Grezdës. Sevilja arriti një fitore 5 – 1 me Standartin e Liezhit.

Tv Klan